Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku: Qeveria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet për hapjen e negociatave


Ish-deputetja Jorida Tabaku konsideron se negociatat nuk do hapen në qershor pasi sipas qeveria nuk ka plotësuar asnjë nga kushtet e vendosura nga Bashkimi Evropian vitin e kaluar.

Për qeverinë negociatat janë hapur, kështu e dinë shqiptarët. Nga shtatori e deri më sot nuk është marrë asnjë masë konkrete në plotësim të rekomandimeve. Shqipërisë i janë vendosur 5+2 kushte, 2 kushte njëri prej të cilëve lidhet me zgjedhjet dhe reformën zgjedhore.

Ka pasur mungesë totale të vullnetit politik për të arritur në një draft dhe kishte kohë mjaftueshëm. Vullnetin politik nuk e jep opozita por e jep qeveria.

Por mos harrojmë 5 kriteret tradicionale, krimi dhe korrupsioni, administrata publike, çështja e pronave. Në të gjitha ka hapa pas dhe kjo jo e thënë nga opozita por nga vendet anëtare”-u shpreh Tabaku.

E pyetur nëse protestat mund ti japin të drejtë qeverisë për të drejtuar gishtin nga opozita për një dështim të mundshëm në këtë proces, Tabaku tha për Ora News se:

‘Nuk ka asnjë lidhje opozita në këtë proces. Çfarë mund të bënte opozita në këtë proces ishte votimi i atyre ligjeve që ishin me shumicë të cilësuar që pengonin procesin e integrimit, në shtator të 2016 miratuam ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Kaq ishte puna e opozitës. Çdo gjë tjetër është në dorën  e qeverisë. Pse nuk ngrihet SPAK, Byroja Kombëtare e Hetimit, pse nuk plotësohen vendet bosh në Gjykatën Kushtetuese?”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *