Vendosni fjalën kyçe....

Ulsi Manja i prerë: Grabitja në pistën e Rinasit s‘e cënoi sigurinë kombëtare, krim i rëndomtë


Deputeti socialiste Ulsi Manja ka deklaruar prerazi se grabitja në pistën e aerportit të Rinasit, pak metra larg avionit ku ndodheshin 160 pasagjerë, nuk ishte cënim i sigurisë kombëtare.

Ai e bëri deklaratën në rubrikën “Opinion” në “News 24” ku tha se grabitja ishte një ngjarje kriminale nga kriminelë të rëndomtë dhe mund të kategorizohej si cënim i sigurisë kombëtare.

“Grabitja është e rëndë si ngjarje. Kjo nuk vihet në diskutim. Ngjarja është kriminale, kemi të bëjmë me kriminelë të rëndomtë. Cënim i Sigurisë Kombëtare do të thotë kur kemi cenim të rëndë të Kushtetutës, kur preket popullata, kur situata del tërësisht jashtë kontrollit. Por në këtë rast nuk është situatë e tillë.” – tha Manja.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Lleshaj dhe ajo e Infrastrukturës, Balluku, në deklarata të ditëve të shkuara kanë pranuar se grabitja në pistën e aeroportit të Rinasit ishte cënim i sigurisë kombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *