Kreu i opozitës Lulzim Basha ka hapur protestën i pari me fjalimin e tij përballë kryeministrisë.
Basha u shpreh se populli është i vendosur më shumë se kurrë për të rrëzuar qeverinë.
“Kemi rrethuar kryemninistrinë si kurrë më parë sonte. Ja ku jemi më shumë se kurrë më parë dhe të bashkuar më shumë se kurrë më parë. Më të vendosur e më të vendosur se kurrë më parë kundër padrejtësisë, krimit dhe korrupsionit.
Bashkë me këtë vërshim të paparë e të padëgjuar më parë, me këtë bashkim zemrash e mendjesh, po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet, për bandën e korrupsionit të paparë që nga koha e pushtuesve më mizorë nuk kanë parë shqiptarët një qeveri kaq barbare ndaj popullit të tij”-shprehet Basha