Vendosni fjalën kyçe....

Berisha nga protesta: Rama edhe në vrimën e miut të futet nuk shpëton nga cunami i njerëzve


Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur mes protestuesve përpara parlamentit ka deklaruar se kryeministri Rama nuk shpëton nga njerëzit dhe se i ka ditët e numëruara.

Berisha bëri me dije se largimi i Ramës nuk e shpëton atë nga cunami i njerëzve të mbledhur në protestë.

Një gjë është e sigurt, kjo protestë do përmbysë Edvin zografin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë, por në këtë vend i ka ditët e numëruara. Unë sot jam protestues.

Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën. Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama.

Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çështje botërore protestën. Kurrë s’ka pasur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet.

Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt”- tha Berisha nga protesta para Parlamentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *