Ka filluar protesta e opozitës së bashkuar para kryeministrisë.
Në këto minuta të para janë parë hedhje boje drejt kryeministrisë, qëllim me domate, derdhje qumështi dhe flakadanë.
Në protestë janë bashkuar mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria.
Në këtë protestë janë parë edhe çadra me mbishkrimin “Ik”, të cilat simbolizojnë dhe kërkojnë ikjen e kryeministrit Rama.