Detaje paraprake kanë dalë mbi protestën e sotme të organizuar nga opozita e bashkuar përpara kryeministrisë e cila do fillojë prej orës 18:00.
Në këtë protestë pritet të ketë një numër të lartë të protestuesve të cilët do jenë nga e gjithë Shqipëria.
Ndryshe nga herët e tjera, nuk janë dhënë shpjegime nga opozita nëse do ketë një marrshim si herët e tjera apo edhe sa do zgjatë tubimi.
Risi në protestën e sotme do ketë edhe një fjalim nga Kryetari i partisë Demokratike.
Rreth 250 të rinj të forumit të PD-së do jenë me një shirit të bardhë në krahë të cilët do kenë për detyrë mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkohë bëhet me dije se media të ndryshme ndërkombëtare do jenë prezentë në protestën e sotme për të raportuar për zhvillime.
Protestat e fundit të opozitës janë ndjekur me interes nga media ndërkombëtare: Fox News, BBC, Euro News, ZDF, Daliy Mail, New York Times dhe shumë të tjera.
Në protestë do jenë të angazhuar rreth 1500 polici për të siguruar rendin.
Masa të tjera për mbarëvajtjen e protestës janë edhe rrethimi me gardh metalik i godinës së kryeministrisë si edhe vendosja e prozhektorëve për gjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.
Numri i pjesëmarrësve pritet të jetë i lartë, është bërë me dije nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili njofton se do ketë reth 150 mijë deri në 200 mijë protestues.