Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë kategorinë e parë, tifozët godasin arbitrin në sfidën Besa-Kavajë


Është shfaqur sërish dhuna në kampionatin shqiptar. Këtë herë në kategorinë e parë tifozët kanë goditur arbitrin e sfidës mes Besës dhe Bylisit.

Në minutën e 78’ është ndërprerë ndeshja në Kavajë ndërmjet Besës dhe Bylisit një përballje që mund të vendosë shumë për objektivin që kanë këto ekipe në Kategorinë e Parë.

Tifozët goditën me sende të forta gjyqtarin anësor Agaraj, ndërsa situata del jashtë kontrollit ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.

Para se të ndërpritej ndeshja, Bylis po fitonte në transfertë me rezultatin 0-1 me Antoni Bejin që shënoi golin e vetëm gjatë pjesës së parë.

Aktualisht, ballshiotët kryesojmë me tri pikë më shumë se Besa e vendit të dytë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *