Një 65-vjeçar ka goditur sot në spitalin e Lezhës mjekun e urgjencës por u vu menjëherë në pranga.
Policia që e arrestoi në flangrancë jep detajet e mëposhtme:
“Shërbimet e Komisariatit Lezhë, pas njoftimit të marrë nga urgjenca e Spitalit se një shtetas ka goditur një mjek kanë shkuar menjëherë në urgjencën e spitalit ku kanë bërë shoqërimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P.P. 65 vjeç.
Ky shtetas rreth orës 09:35, tek urgjenca e Spitalit Rajonal Lezhë, për shkak të detyrës ka goditur mjekun e urgjencës.”