Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kjo është protestë e shqiptarëve, duhet të luftojmë për shtëpinë tonë


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një prononcim për protestën deklaroi se kjo është një protestë e shqiptarëve të cilët duhet të luftojnë për shtëpinë  e tyre që të ndërtojnë edhe të ardhmen në Shqipëri.

Kjo është protestë e shqiptarëve. Kjo është protestë e grave shqiptare, e vajzave shqiptare. Është protestë e të gjithë atyre që duan të ndërtojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre në Shqipëri dhe të gjithë atyre të rinjve dhe të rejave që duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Në fakt mesazhi ynë është shumë i thjeshtë. Siç lufton i zoti i shtëpisë për shtëpinë dhe familjen e tij, ashtu edhe ne shqiptarët duhet të luftojmë për shtëpinë tonë, për familjen tonë që është Shqipëria”-deklaroi Kryemadhi.  


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *