Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kjo ishte një nga protestat më të mëdha, i dha shpresë shqiptarëve


Në një prononcim nga selia e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar protestën e sotme.

Sipas saj, kjo ishte protesta më e madhe, ndërsa shtoi se kryeministri Rama është në fakt i larguar.

Një nga protestat më të mëdha që ka patur Shqipëria. Kjo protestë i dha shpresë shqiptarëve të, dobët, të vobektë e të varfër. Për prindërit që mundohen për të studiuar fëmijët e tyre, për fëmijët e tyre që mbyten nga taksat.

Falenderoj shoferët që janë kërcënuar dhe gjobitur nga policia e Ramës. Ruani faturat se do ti merrni paratë një për një. Falenderoj gazetarët e terrenit, falenderoj policët që u treguan dashamirës ndaj nesh.

Por i bëj thirrje atyre që dhanë urdhër për të sulmuar i kanë hesapet e hapura me mijëra shqiptarë. Jemi krenarë që kemi bërë një akt dinjitoz pasi me djegien e mandateve do të sjellim një politikë që mendon për hallet e shqiptarëve. Shqipëria, shtëpia e shqiptarëve”- u shpreh kryetarja e LSI-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *