Templates by BIGtheme NET

Kush do me ia lënë kinezit, kopilin te dera

Nga Artan Fuga


Mirë brenda aeroportit nuk lika kinezi me u afrua “kom shqiptari”, po aeroportin si territor nuk e kontrollojmë dot ne?

Ta mbikqyrim nga maja e pemës me dylbi, nga frengjitë e kalasë të Krujës me tejqyrë,  nga Kalaja e Prezës me byth gjymi!

Nuk vëzhgohen dot blindat që hyjnë nga dera dhe dalin nga dera në mes të ditës?!

Apo e edhe aty nuk na le Kinezi!!!

Hajde kineza hajde!

Çfarë kontrolli mbi territorin!!!

Mjafton ndonjë naço nga të lagjes sime, me e lënë në majë të ndonjë peme duke pi raki në Prezë për t’a mbajtur territorin nën vëzhgim e mos me lënë me kalu as miza pa e rregjistruar!

Ne ose jemi idiotë, ose jemi gjeni që bëjmë si idiotë!

Nuk kuptoj se përse ja fut kot Balluku!!!

Kupton gjë ajo nga kontrolli i territorit apo nga politikat e mbrojtjes të zonave strategjike të vendit apo yxhym përpara jep deklarata kineze si ato të viteve ’70 nëpër televizione!

Mjaft pash nderin se u shkrimë duke qeshur!

Ore kinezit i marrim të keqen ne! Ku kinezi që është fuqia e parë në botë për kërkim shkencor dhe nesh që jemi akoma te sqepari.

Ne as ujgurë nuk jemi!

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*