Vendosni fjalën kyçe....

Opozita proteston pasdite, Rama blindon Kryeministrinë


Opozita do të protestojë sërish këtë të shtunë, pas dorëzimit të mandateve, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje të parakohshme.

Por, me sa duket, Rama ka vendosur të blindojë Kryeministrinë, për protestën e orës 18:00 edhe pse kohë më parë e shiti heqjen e hekurave që e rrethonin si një frymë lirie, ndryshe sipas tij, nga koha e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sot Kryeministria është rrethuar nga disa hekura të çmontueshëm, ndërsa plot 1500 policë do të jenë në gatishmëri gjatë protestës. Ende nuk ka konfirmim nëse protestuesit do të ecin përreth godinës.

Në vend, një zhvillim i parapriu protestës. Ditë më parë plot 10 milionë euro u grabistën brenda aeroportit të vetëm që kemi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *