Qytetarët kanë filluar të mblidhen përpara kryeministrisë për protestën e thirrur nga opozita e bashkuar e cila nis prej orës 18:00.
Në këtë protestë qytetarët marshojnë me pankartat, “Rama Ik” të cilat janë parë të stampuara edhe në çadrat e shpërndara nga organizatorët.
Protestuesit kërkojnë largimin e Ramës, dënimin e qeverisë së korruptuar dhe luftimin e krimit.
Në këtë protestë pritet të ketë një numër të lartë të protestuesve të cilët do jenë nga e gjithë Shqipëria.
Ndryshe nga herët e tjera, nuk janë dhënë shpjegime nga opozita nëse do ketë një marrshim si herët e tjera apo edhe sa do zgjatë tubimi.
Risi në protestën e sotme do ketë edhe një fjalim nga Kryetari i partisë Demokratike.
Rreth 250 të rinj të forumit të PD-së do jenë me një shirit të bardhë në krahë të cilët do kenë për detyrë mbarëvajtjen e protestës.
Ndërkohë bëhet me dije se media të ndryshme ndërkombëtare do jenë prezentë në protestën e sotme për të raportuar për zhvillime.
Në protestë do jenë të angazhuar rreth 1500 polici për të siguruar rendin.
Masa të tjera për mbarëvajtjen e protestës janë edhe rrethimi me gardh metalik i godinës së kryeministrisë si edhe vendosja e prozhektorëve për gjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit.