Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria luftë frontale universitetit, ministrja e Arsimit pezullon rektorin Koni


Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka pezulluar rektorin e Universitetit të Tiranës Mynyr Koni.

Përmes një deklarate publike Shahini njoftoi pezullimin e rektorit Koni duke dhënë disa arsye për këtë vendim.

Më ka bërë përshtypje që edhe publikisht, profesor Koni është ankuar për dekanët dhe pjesën administrative, por nuk ka ardhur kurrë me një kërkesë të mirëargumentuar që t’ia miratojmë shkarkimin e dekanëve.

Unë nuk kam në dorë asnjë mjet tjetër ligjor përveçse të pezulloj Rektorin e UT-së dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës, shkarkimin e tij. Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet“-deklaroi Shahini.

Mes rektorit Koni dhe qeverisë ka pasur një konflikt të vazhdueshëm sidomos pas shpërthimit të protestave studentore në dhjetor të vitit të kaluar.

Qeveria ka akuzuar shpesh herë Konin për përgjegjësitë mbi Universitetit e Tiranës dhe menaxhimin e tij.

Shkarkimi i plotë i rektorit Koni duhet të marrë miratimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Pavarësisht protestave studentore në të gjitha universitetet publike të vendit, rektori Koni është kurbani i parë i luftës së qeverisë kundrejt arsimit universitar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *