Gazetari Renaldo Salianji nuk është hedhur pas muri vetëm nga truproja e kryeprokurores së Përkohshme Arta Markut, por është prekur, me qëllimin për t’u penguar edhe nga socialisti Ulsi Manja.
Si të mos mjaftonte indiferenca edhe e deputetëve të tjerë si Blerina Gjylameti, pasi panë sjelljen e truprojës, apo edhe e vetë Arta Markut që u ndje me një bezdi më pak ndaj gazetari që po bënte detyrën, duket se në situatën e krijuar, pak sekonda më parë ka ndërhyrë edhe vetë Manja.
Gazetarët do të protestojnë para Prokurorisë së Përgjithshme pas kësaj sjelljeve të papranueshme të drejtuesve të përkohshëm.
“Si reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucuoneve përgjegjese për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Dielë ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë. Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të Truprojës së Arta Markut dhe që Prokuroria e Përgjithshmë të kërkojë falje për aktin e kryer. Ne kërkojmë zbatimin e ligjit për kryetarin e Bashkisë së Pukës. Ne kërkojmë të na lini të kryejmë detyrën tonë! Ne protestojmë për çdo akt që cënon lirinë e medias dhe gazetarit! Lajmësi është i shenjtë!”-argumentojnë gazetarët.
MOMENTI KUR MANJA KAP PREJ KRAHU GAZETARIN: