Vendosni fjalën kyçe....

Trafikoi vajza për prostitucion, ekstradohet drejt Shqipërisë


Ekstradohet në Shqipëri, nga vendi fqinj, Greqia, një i dënuar shqiptar për trafikim të vajzave me qëllim prostitucioni.

Interpol Tirana ka realizuar ekstradimin, në bashkëpunim me autoritetet greke, nga Athina për 48-vjeçarin Astrit Dule.

“Ekstradohet nga Athina një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.

Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë, ekstradoi nga Athina/Greqi, drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar:

Astrit Dule., 48 vjeç, lindur në Fier.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës e ka dënuar me 15 vjet burg për veprën penale,”Trafikim i femrave për qëllim prostitucioni”.”, jep detaje policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *