Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj e shet si fitore të madhe, Rektorati i UBT-së: Nuk kemi qenë kundër ndërtimit të shkollës!


Erion Veliaj e ka shitur si fitore të madhe arritjen e një marrëveshje për ndërtimin e shkollës “Nënë Tereza”, në Kamëz, pas disa ditësh proteste të studentëve e pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në deklaratën e sotme, shpërndarë nga stafi i Veliajt thuhet se UBT-ja “…pranon dhe bie dakord që shkolla e integruar “Nënë Tereza” në Kodër-Kamëz, të ndërtohet në të njëjtin vend të përcaktuar nga Bashkia e Tiranës dhe sipas projektit të hartuar prej saj.”

“Duke njohur nevojën për zhvillimin e infrastrukturës arsimore në Kodër-Kamëz, Universiteti Bujqësor i Tiranës thekson se pavarësisht kundërshtimit të shprehur ditët e fundit, nuk mund të mohohet nevoja që ka komuniteti dhe zona për një shkollë të arsimit parauniversitar, ashtu siç nuk mund të mohohet edhe interesi i lartë publik që vepra mbart në vetvete.

Universiteti Bujqësor i Tiranës angazhohet dhe mbështet Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e shkollës së re, sipas gjurmës së ndërtimit të përcaktuar në studimin e Bashkisë për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.”, thuhet më tej në deklaratë.

Mirëpo paralel me shpërndarjen e kësaj deklarate, Universiteti Bujqësor i Tiranës nxori përfaqësuesin e saj në një deklaratë për mediet.

Ajo që bën përshtypje është pohimi se UBT-ja nuk ka qenë kundër ndërtimit të shkollës, veçse ka kërkuar transparencë dhe komunikim.

Pse u shit kjo protestë si kundërshtim ndaj ndërtimit?!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *