Shkencëtarët në Klinikën Mayo kanë parë rezultate tejet të rëndësishme nga eksperimentet me ilaçe kundër plakjes në kaviet dhe njerëzit.
Studimet dhe rezultatet janë kaq të suksesshme saqë brenda dy viteve të ardhshme, në treg mund të dalin barnat e para kundër plakjes.
Në testet me kaviet, hulumtuesit zgjatën jetëgjatësinë e kafshëve me 36 për qind ose ekuivalentin e 30 viteve të njeriut, njëkohësisht duke e mbajtur gëzofin e kavieve të shkëlqyeshëm dhe sytë në funksionalitet të plotë.
Në testet me njerëzit, në pacientët me gjendje të dobësuar fibroze pulmonare idiopatike, në të cilën mushkëritë bëhen plagë, duke kufizuar në masë të madhe frymëmarrjen, hulumtuesit kanë raportuar rezultate shumë të rëndësishme dhe shpresëdhënëse.
Pacientët që zakonisht nuk shohin ndonjë përmirësim në gjendjen e tyre, ishin në gjendje të lëviznin më shpejt dhe më tej se më parë, pas vetëm nëntë dozave gjatë tre muajve.
“Shumica e njerëzve nuk duan të jetojnë 130 vjet dhe ndihen sikur janë 130 vjeç, por do ndiheshin shumë mirë nëse do jetonin 90 ose 100 vjet dhe të ndiheshin sikur janë 60 vjeç”. Dr. James Kirkland, një mjek klinik në Klinikën Mayo në Rochester, Minnesota.
Trajtimi përdor ilaçe kundër plakjes, të cilën studiuesit e klinikës Mayo e kanë quajtur ‘senolytics’, të cilat zakonisht përdoren për të trajtuar leuçeminë, në kombinim me suplementin quercetin të bimëve, e cila gjendet në çaj jeshil, verë të kuqe dhe mollë.
Senolitiet nxisin mekanizmin e vetëshkatërrimit në të ashtuquajturat qeliza zombie, të cilat kanë humbur aftësinë për t’u shumuar dhe janë zëvendësuar me inde të shëndetshme.