Vendosni fjalën kyçe....

A ishte kjo fotografi, arsyeja e vërtetë e përzënies nga ambasada e Ekuadorit të Julian Assange


Pas përzënies se themeluesit të Wikileaks, Julian Assange, nga ambasada e Ekuadorit në Londër dhe arrestimit të tij, ka pasur shumë spekulime mbi arsyet që çuan në mosmiratimin e kërkesës për azil dhe përzënien nga ambasada.

Edhe pse ambasada ka deklaruar se e përzu Assange për mënyrën e papranueshme të sjelljes së tij brenda godinës, së fundmi ka dalë në skenë se arsyet e përzënies së tij, janë publikimi i fotove të presidentit të vendit, Lenin Moreno, duke ngrënë aragostë mbi krevat.

Fotot e Morenos duke ngrënë një mëngjes të shtrenjtë në një hotel luksoz  u publikuan në internet para pak kohësh.

Përveç fotove, mbi 200 m e-maile private të presidentit të vendit amerikano-jugot u publikuan në faqen INApapers.org dhe ku tregohen pushimet e shtrenjta të familjes së Morenos në Europë.

Fotot shkaktuan jo pak trazira në Ekuador ku kohët e fundit qeveria ka vendosur të rrisë taksat ndaj popullatës. Moreno ka akuzuar Assange për nxjerrjen e informacionit dhe pas kësaj i mohoi kërkesën për azil duke e përzënë nga ambasada e vendit të tij në Londër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *