Arkeologët egjiptianë kanë zbuluar një varr më shumë se 4 mijë vjeçar dhe të mbushur me qindra skica, hieroglife dhe piktura. Varri është zbuluar në Giza dhe i përkiste një fisniku të rëndësishëm të Egjiptit antik, të quajtur ‘Khuwy’.
Dhomat e varrit mbajnë mbishkrime dhe relievë të gjallë që janë ruajtur aq mirë sa që ekspertët që gërmonin vendin ishin në gjendje të dallonin shenjat e gishtërinjve të piktorit të varrit.
Varri vetë është bërë kryesisht nga blloqe të bardha gëlqerore, ndërsa pikturat mahnitëse brenda janë krijuar me një rrëshirë të gjelbër të veçantë, sipas Ministrisë së Antikiteteve Egjiptiane.