Vendosni fjalën kyçe....

“Assange çonte macen të na spiunonte” – zyrtarët e Ekuadorit paskan jetuar 7 vjet me frikë


Disa histori po qarkullojnë në rrjet, se Julian Assange kishte vënë macen e tij për të spiunuar zyrtarët e ambasadës së Ekuadorit në Londër.

Redaktori i Wikileaks Kristinn Hrafnsson tha se regimet “e çmendura” mbi macet spiune të Julian Assange dhe shkrimet e ambasadës po nxiten nga zyrtarët më të lartë ekuadorianë që të devijojnë vëmendjen nga “dëbimi i turpshëm” i tij nga azili.

Ambasadori i Ekuadorit në Mbretërinë e Bashkuar, Jaime Marccan, tha se macja e Assange kishte diçka të dyshimtë, prandaj i gjithë misioni diplomatik ishte i kujdesshëm ndaj saj, shkruan RT.

“Mund të shkonte në çdo dhomë – ne dyshonim se mund të mbante një pajisje … për të na spiunuar”, tha diplomati.

Shumë e kanë akuzuar Ekuadorin se po bën një fushatë të keqe kundër Assange dhe kafshëve të tij.

Kryeredaktori i Wikileaks, Kristinn Hrafnsson, pretendoi se përhapja e thashethemeve ka për qëllim të devijojë vëmendjen nga “dëbimi i turpshëm” i Assange nga misioni diplomatik.

” Historitë e çmendura rreth Assange tani po përhapen edhe nga presidenti Lenin Moreno dhe turma e tij për të pastruar emrin nga dëbimi i turpshëm. Moreno pretendon se Assange i hakeroi telefonin dhe ambasadori i tha ‘Daily Mail’-it se ai mund të ketë trajnuar macen e ambasadës për të spiunuar. Kjo është surrealisht idiote”, shkruan Hrafnsson.

Lajmet për macen spiune shkaktuan një mori talljesh online, me disa që u sugjeronin zyrtarëve ekuadorianë të kërkojnë ndihmë mendore.

Ndërsa të tjerë i morën deklaratat shumë seriozisht.

Sa për macen që Assange mbante në ambasadë, të cilën ai e largoi në nëntor, rrjeti është shqetësuar se ku ndodhet dhe janë ngritur shumë teori për të.

Por dje, “WikiLeaks” zbuloi se macja ishte e sigurt dhe e shëndetshme. Për më tepër publikuan një klip të maces duke shikuar videon e arrestimit të pronarit të saj.

 

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *