Vendosni fjalën kyçe....

Autobusët elektrikë zgjidhja e re për ndotjen, kryeson Kina


Në fillim kur u shfaqën për herë të parë, autobusët elektrikë u panë si një shaka në një konferencë të industrinë në Belgjikë shtatë vite më parë. Asokohe, prodhuesi kinez BYD tregoi një model fillestar.

“Të gjithë po talleshin me BYD se kishte prodhuar një lodër”, kujton drejtori për Europën i kompanisë kineze. “Po shiko tani. Të gjithë e kanë nga një autobus elektrik”.

Autobusët me motorë të fuqizuar nga bateritë janë tashmë një çështje serioze me potencialin për të transformuar transportin urban. Me Kinën që po udhëheq, kalimi nga nafta në elektricitet i autobusëve po fillon të reduktojë ndjeshëm kërkesën për karburant.

Kina ka rreth 99% të 385 mijë autobusëve elektrikë që janë tashmë nëpër rrugët e botës. Çdo pesë javë, qytetet kineze shtojnë 9,500 mjete me zero ndotje. Ky numër është i barabartë me të gjithë flotën e autobusëve të Londrës.

Për shkak se ata konsumojnë 30 herë më shumë karburant se automjetet normale, impakti i tyre në përdorimin e energjisë është ndjerë më tepër se sa të gjitha automjetet e prodhuar nga Tesla, Toyota, etj, të marra së bashku.

Për çdo 1 mijë autobusë elektrikë në rrugë, rreth 500 fuçi nafte në ditë humbasin nga tregu. Këtë vit, volumi i karburantit që nuk nevojitet mund të rritet me 37% në 279 mijë fuçi në ditë, për shkak se edhe kamionët po fillojnë të bëjnë kalimin drejt elektrikes.

Fakti që Kina është në krye të këtij revolucioni shpjegohet me faktin që para disa vitesh përballej me norma të papërballueshme ndotjeje dhe sigurisht që masat e ndërmarra janë më drastike. Kompania BYD llogarit se autobusët e tyre kanë përshkuar në total 17 miliardë kilometra, çka ka kursyer 6.8 miliardë litra kraburant dhe ka shmangur ndotjen prej 18 milionë ton dioksid karboni.

Qytetet po fillojnë të kuptojnë këto efekte pozitive. Parisi, Londra, Meksika dhe Los Angeles janë ndër 13 bashkitë që janë përkushtuar për të arritur një flotë me zero ndotje deri në vitin 2025. Në mënyrë të ngjashme, edhe Tirana planifikon të konvertojë drejt baterive 20% të flotës së autobusëve në vit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *