Vendosni fjalën kyçe....

Avioni përplaset me helikopterin në aeroportin pranë malit Everest, tre të vdekur dhe katër të plagosur (FOTO)


Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur në aeroportin Tenzing-Hillary në Nepal, pasi një avion i vogël u përplas me një helikopter kur po ngrihej në fluturim.

RT” shkruan se incidenti ndodhi të dielën në mëngjes në aeroportin, i cili shërben si një portë kryesore në malin Everest.

Një aeroplan i vogël i “Simrik Air” shkoi në drejtimin e gabuar gjatë ngritjes dhe u përplas në një helikopter të parkuar, sipas Himalayan Times.

Helikopteri ishte në pronësi të Manang Air, një kompani tjetër ajrore.

Bashkëpiloti i avionit dhe një zyrtar i policisë humbën jetën në vend, ndërsa një tjetër polic vdiq në spital, pas një dëmtimi të rëndë. Piloti dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë mbijetuar dhe po trajtohen në një spital në Kathmandu.

Aeroporti u mbyll pas incidentit. Aeroporti ku ndodhi aksidenti është i njohur për pistën e tij të shkurtër dhe qasjen e rrezikshme, të ulur në një lartësi prej mbi 2800 metra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *