Shërbimet e Facebook po përjetojnë vështirësi teknike, mes përdoruesve në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-ve, që raportojnë mungesën e qasjes në Facebook, Instagram dhe Whatsapp.
Faqja e internetit “downdetector.com”, e cila gjurmon ankesat për disponueshmërinë e faqeve të njohura online, renditën qindra raporte për të tre shërbimet popullore të zotëruara nga gjigandi i teknologjisë amerikane.