Në orët e para të mëngjesit të sotëm, një automjet është djegur në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Starovë, rreth orës 02:00. Sipas policisë, mjeti tip “Benz” i shkrumbuar i përkiste shtetases me inicialet V.S.
Flakët kanë përfishirë edhe tre automjete të tjera të cilat ishin parkuar pranë makinës tip ‘Benz’, në një karburant.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinave, por policia njofton se ka nisur hetimet.
“Më datë 14.04.2019, rreth orës 02:00, jemi njoftuar se në afërsi të fshatit Starovë, është djegur plotësisht 1 mjet tip “Benz” pronë e shtetases V.S, si edhe janë djegur pjesërisht 3 mjete të tjera, të cilat kanë qenë të parkuara brenda një karburanti.
Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.