“Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” bien në gjithë botën


Rrjetet sociale “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” kanë shfaqur probleme vetëm pak çaste më parë në të gjithë botën.

“Russia Today” shkruan sot se shërbimet e “Facebook”-ut po përjetojnë vështirësi teknike, në Evropë, Malajzi dhe disa pjesë të SHBA-së që raportojnë mungesën e qasjes në “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp”.

Problemet janë vënë re edhe në vendin tonë, pasi këto tre aplikacione ndaluan për pak minuta.

 Faqja e internetit downdetector.com, e cila gjurmon ankesat për disponueshmërinë e faqeve të njohura online, renditën qindra raporte për të tre shërbimet popullore të zotëruara nga gjigandi i teknologjisë amerikane.

Përdoruesit e këtyre tre shërbimeve, shkuan në vende alternative si “Twitter” për të shprehur zhgënjimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *