Gabon Kukësi, Partizani një hap larg titullit


Kukësi ka pësuar një humbje surprizë dhe me shumë pasoja në garën për titullin kampion.

Edhe pse ndërroi trajner, ekipi verior u mund prej Flamurtarit me rezultatin 2-1 duke e çuar në 12 pikë largësinë nga Partizani kryesues.

Me 7 javë nga fundi, Kukësi mban vendin e dytë dhe gjasat që të rivalizojë në garën për titullin kampion janë të pakta.

Të kuqve u mjaftojnë 4 ftore për ta hipotekuar titullin dhe sipas të gjitha gjasave do jenë kampionët e rinj të Shqipërisë, një trofe që mungon që prej vitit të largët 1993.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *