Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët mblidhen para zyrës së Arta Markut, protestë kundër dhunës dhe kërcënimeve ndaj tyre


Dhjetëra gazetarë janë mbledhur sot para Prokurorisë së Përgjithshme për të protestuar kundër dhunës ndaj gazetarëve.

Përveç sulmeve të zakonshme të kryeministrit Rama ndaj medias dhe gazetarëve, edhe pse një pjesë të mirë të mediave e kontrollon vetë, ditët e fundit ka pasur episode të tjera të dhunës ndaj gazetarëve.

Një gazetare që po bënte një kronikë për prishjen e shtëpive te Bregu i Lumit, u kërcënua se do shoqërohej në polici në rast se do vijonte të bënte kronikën ndërsa mediat nuk u lanë të afroheshin në zonën ku po prisheshin shtëpitë.

Një tjetër gazetar u përplas pas murit nga truproja i kryeprokurores së përkohshme Arta Marku, para dy ditësh teksa ai po përpiqej ta pyeste Markun lidhur me grabitjen e Rinasit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *