Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj për protestën e opozitës: Nxitësit e dhunës do dënohen!


Pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, edhe ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj doli në një deklaratë për mediat, lidhur me protestën e opozitës.

Gjonaj tha se të gjithë ata që kanë dhunuar dhe kanë nxitur dhunë do të dënohen sipas ligjit. Ndër të tjera, ministrja hodhi akuza ndaj opozitës, se protesta po bëhej për të penguar Reformën në Drejtësi.

“Dhuna është e papranueshme. Të gjithë ata që kanë nxitur dhunën do të marrin dënimin sipas ligjit. Shqiptarët panë dhe kuptuan që protesta e djeshme nuk janë protesta për interes të qytetarëve, por për organizatorët. 

Zbatimin e Reformës në Drejtësi e penguan me lloj e soj mënyrash për të ruajtur ndikimin politik. 

Në këto akte dhune, dëmtohet Shqipëria duke penguar që të ecim përpara në rrugën e Integrimit Europian. 

Këto shfaqje të shëmtuara e dëmtojnë Shqipërinë në sytë e shteteve të tjera, por jemi të vendosur për të ecur para.”, tha Gjonaj.

Pas protestës së opozitës, ku 15 protestues dhe 5 policë, mbetën të plagosur janë shoqëruar në komisariat rreth 60 qytetarë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *