Aksionerët e “Facebook” po përgatiten për një përpjekje të re për të rrëzuar themeluesin e saj dhe CEO-n, Mark Zuckerberg si kryetar si dhe për të tronditur qeverisjen e kompanisë, pas “polemikave të rënda” për rrjetin social.
Dokumentet e paraqitura nga “Facebook” në Komisionin e Sigurisë dhe Shkëmbimit me Vlerë (SEC) më 12 prill përshkruajnë orarin e biznesit për takimin vjetor të aksionarëve të kompanisë në fund të muajit të ardhshëm dhe përfshijnë tetë propozime të aksionerëve.
Një nga këto thirrje bëhet për zëvendësimin e Zuckerberg si kryetar me një anëtar të ri të pavarur, në mënyrë që të ndahen qartë rolet e kryesuesit të kompanisë dhe CEO-s.
Në dosjen e publikuar, aksionerët ankohen se Zuckerberg mban rreth 60 për qind të aksioneve të votimit të “Facebook”, që do të thotë se bordi ka “vetëm një aftësi të kufizuar për të kontrolluar fuqinë e tij”.
“Ne besojmë se kjo dobëson qeverisjen dhe mbikëqyrjen e menaxhimit të Facebook”, vazhdojnë ata, duke shtuar se kjo ka rezultuar në “mungesën apo keqpërdorimin e një numri të polemikave të rënda” duke përfshirë qasjen e Cambridge Analytica tek të dhënat e përdoruesve dhe “përhapjen e lajmit të rremë”.
Çmimet e aksioneve të Facebook kanë pasur një rënie dhe luhatje të madhe pas serisë së skandaleve.
Në përgjigjen e tij, “Facebook” tha se bordi beson se “modeli më efektiv i udhëheqjes është që zoti Zuckerberg, themeluesi dhe aksioneri ynë kontrollues, të shërbejë si kryetar dhe CEO” dhe se “zbatimi i propozimit është i panevojshëm”.
Duke pasur parasysh se Zuckerberg aktualisht mban mbi gjysmën e fuqisë votuese në “Facebook”, ai pritet të mbijetojë në votim. Një veprim i ngjashëm për ta detyruar atë, u hodh poshtë në takimin vjetor të aksionerëve dy vjet më parë.
Kërkesa e Komisionit të Sigurisë dhe Shkëmbimit gjithashtu përshkruan qëndrimin e bordit për të gjitha propozimet e paraqitura, duke thënë se ata rekomandojnë që aksionerët të votojnë “pro” për propozimet e tyre, duke përfshirë zgjedhjen e bordit dhe “kundër” secilit prej tetë propozimeve të sugjeruara nga aksionerët.
Propozimet e tjera të aksionerëve përfshijnë rivendosjen e strukturës së aksioneve të kompanisë dhe të drejtat e votimit të aksionerëve ndërsa “Facebook” duhet të jetë më bindës për të siguruar një pasqyrë më të madhe në hendekun e pagave gjinore të kompanisë.
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT