Templates by BIGtheme NET

Lojtarit të arteve marciale “i ikën truri”, zbret nga ringu dhe godet kë i del para (Videot)

Një ndeshje artesh marciale u kthye në përleshje masive pasi sportisti Erberth Santos, nisi një sulm të egër ndaj shokëve të ekipit të rivalit të tij, Felipe Pena, madje duke goditur edhe një femër.

Ndeshja midis rivalëve brazilianë Pena dhe Santos ishte ngjarja kryesore e pritur me padurim nga tifozët e Jiu-Jitsut në fundjavë, por në vend të kësaj ajo u shoqërua me skena tronditëse pas një grindjeje masive që shpërtheu.

Në mesin e ndeshjes, Santos u rrëzua pas një dëmtimi në gju, nga një goditje e rivalit të tij.

Teksa sportistit në tokë po i jepej ndihma e parë, ai filloi të tregonte me gisht dikë jashtë ringut, përpara se të kërcente jashtë ringut dhe të turrej duke u përleshur me turmën.

Më pas ai u përlesh me anëtarët e ekipit të rivalit të tij duke qëlluar edhe një grua që qëndronte pranë ringut.

Kjo shkaktoi skena kaotike me të tjerë perona që vërshuan dhe u bënë pjesë e sherrit, para se të rivendosej rregulli.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto