Vendosni fjalën kyçe....

Ngrihet në fluturim avioni më i madh në botë


Avioni më i madh në botë ka kryer me sukses fluturimin e tij të parë nga Kalifornia.

Mega avioni, i quajtur Roc, krahu i të cilit ka gjatësinë e një fushe të futbollit amerikan dhe përbëhet nga gjashtë motorë, ka kryer udhëtimin e tij të parë mbi shkretëtirën Mojave.

Aeroplani, i ndërtuar nga “Stratolaunch Systems Corp”, qëndroi në qiell për më shumë se dy orë, duke arritur një shpejtësi maksimale prej 304 km në orë dhe arriti një lartësi prej 5,182 metrash.

Ai u ul në mënyrë të sigurtë në Portin Ajror dhe Hapësinor të Mojave, ku një turmë me qindra njerëz brohorisnin.

“Çfarë fluturimi i parë fantastik”, tha shefi ekzekutiv i Stratolaunch Jean Floyd. Ndërsa piloti nga ana tjetër u tha gazetarëve se përvoja ishte “unike” dhe se “për pjesën më të madhe, avioni fluturoi siç ishte parashikuar”.

“Al Jazeera” shkruan se avioni u krijua në vitin 2011 nga bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen, i cili vdiq në tetor të vitit të kaluar.

“Ne të gjithë e dimë se Pauli do të ishte krenar nëse do të ishte dëshmitar i kësaj arritjeje historike sot”, tha motra e miliarderit, Jody Allen. Kompania tashmë synon që në vitet e ardhshme të konkurrojë në hapësirën ajrore me kompanitë e mëdha si “Spacex” e Elon Musk dhe “United Launch Alliance”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *