Presidenti rus i Çelsit, Abramovich, ka zhvilluar bisedima me disa blerës potencialë të klubit anglez, shkruajnë mediat sportive britanike.
Për blerjen e klubit londinez janë të interesuara biznese e kompanië në SHBA dhe Azi me çmimin që vërtitet diku te 2.5 miliardë dollarë.
Zyrtarët e Çelsit thuhet se kanë bërë “bisedime eksploruese” gjatë javëve të fundit, ndërsa raportet tregojnë gjithashtu se njeriu më i pasur i Britanisë, Jim Ratcliffe, mund të jetë ende i interesuar në blerjen e ekipit të Londrës, megjithëse ai nuk ka dhënë ende ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këtë çështje.
Pas 16 vjetësh në krye të Çelsit, me të cilin ka fituar shumë trofe, ndër të cilët më i rëndësishme është Liga e Kampionëve, Abramoviç duket se ka ndërmend të tërhiqet.
Përplasjet e shumta mes Londrës dhe Moskës lidhur me çështje spiunazhi kanë ndikuar në vendimin e Abramoviçit, flasin burime pranë miliarderit, që citohen nga mediar britanike.
Abramoviç ka fituar shtetësinë izraelite, e cila do e lejonte të hynte në Britaninë e Madhe në rast se kjo e fundit del nga BE-ja, por mesa e ka ndarë mendjen.