Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj për djegien e makinës në protestën e djeshme.
Sipas Bardhit, djegia e makinës dhe dhunimi i policëve janë vetëm skenare të përgatitur nga Lleshaj.
“Jane te tmerruar nga bashkimi i shqiptareve! S’u mjaftoi gazi helmues dhe uji me presion, i perdorur ne menyre kriminale kunder qytetareve. Turp! Llesh Kimiku sajoi skenare me djegie makinash fallco e police “te dhunuar” per te mbuluar friken e shefit te tij te vetmuar.
Pas grabitjes ne Rinas, djegia e makines fallco dhe police “te dhunuar” eshte “suksesi” i dyte i Llesh Kimikut ne 3 dite. Parlament me vota fallco, qeveri falco, kryeminister fallco! Shteti i Rames ka marre fund! Ne jemi shumica morale dhe politike! Nuk ka kthim pas!”, shkruan Bardhi.
Një ditë më parë, Bardhi tha se kryeministri Edi Rama e ka kthyer policinë e Shtetit në polici private.
“Llesh Kimiku kerkon te fshehe deshtimin dhe mungesen e sigurise duke sulmuar opoziten! E verteta eshte se policia nuk eshte ne krye te detyres per te parandaluar krime te renda si ky sot. i Rames e ka kthyer ne polici private te pushtetit kriminal!”, janë fjalët e Bardhit.
Sipas PD-së, makina e djegur ishte e vetmja makinë e lënë në zonën e zbrazur nga çdo automjet tjetër përvç atyre të policisë dhe të medias.
Kjo do të thotë se makina është lënë nga vetë policia, që ta digjnin vetë dhe të akuzonin protestuesit për zjarrvënie.