Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës – Policia procedon 61 persona, arreston 37


Shkon në 61 numri i protestuesve të proceduar penalisht, mes të cilëve 37 janë të arrestuar. Lajmi është bërë publik nga Policia e Shtetit, e cila njofton se mes personave që po ndiqet penalisht është edhe sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sikurse shihet në njoftimin e policisë, të arrestuarit vijnë nga zona të ndryshme të Shqipërisë, nga Veriu në Jug.

DETAJET E POLICISË

61 të proceduar për aktet e dhunës në protestën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 37 shtetas, për veprime të dhunshme mbi institucionet kushtetuese, mbi Policinë dhe për shkatërrimin e pronës shtetërore e private gjatë zhvillimit të protestës së opozitës nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim ditën e djeshme para Parlamentit.

Veprimet proceduriale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë.

Është proceduar penalisht dhe shtetasi G.B., si organizator i protestës të zhvilluar ditën e djeshme.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *