Plot 60 persona mësohet se janë shoqëruar në Komisariat për protestën e opozitës. Vetëm pak minuta pasi opozita mbylli protestën e saj të 9-të, policia nisi me shoqërimet. Deri mbrëmjen e kaluar flitej për 20 të shoqëruar, por mëngjesin e sotëm mësohet se numri i tyre ka shkuar në 60.
Protesta e cila filloi dje prej orës 18:00 pati zhvillime nga më të ndryshme, fjalime të liderit të opozitës, përplasje me policinë, flakadanë, gaz lotsjellës, djegie makine si edhe thirrje në kor për largimin e qeverisë të kryesuar nga Edi Rama. Në protestë mbetën të plagosur 15 protestues dhe pesë efektivë policie. Po ashtu edhe gazetarë kanë mbetur të lënduar nga gazi lotsjellës i përdorur nga policia.
Policia nuk ka dalë ende me njoftim zyrtar për numrin e personave të proceduar.
Gjatë tubimit, policia ka bërë disa herë thirrje që protestuesit e maskuar të largoheshin nga protesta, në të kundërt do të përballeshin me veprime.