Vendosni fjalën kyçe....

Vasili bombardon Lleshajn me pyetje: Kush e dogji makinën dhe kush i fiku dritat?


Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili i ka drejtuar ministrit të Brendshëm Sandër Lleshajt disa pyetje përmes një deklarate për mediat.

Pas ndalimeve të dhjetëra protestuesve ndaj policisë dhe akuzave për dhunë ndaj opozitës, Vasili e e pyet Lleshajn se ku i gjeti provat e filmimet policia kur dritat tek parlamenti i fiku vet. Ai e quan Lleshajn ‘ministër kriminel’.

“Jam këtu ti kërkoj këtij ministri të pacipë që bën komente… cili ishte pronari i asaj makine? Përveç mjeteve mjekësore të medias nuk mund të hynte askush tjetër. Kush i fiku dritat në ambientet e mitingut që maskarenjtë e tij të konsumonin të qetë provokimin e tyre.
Kam një pyetje për ministrin kriminel që drejton ministrinë e brendshme: Kush e dhunoi fotografin Arben Dajçi? Kjo foto flet për të gjithë ministrat. Kjo është dhuna…gjaku tek ky fotograf i ndershëm dhe i pafajshëm që pasqyronte protestën.
Kam një pyetje tjetër: Po investigimin e bërë nga BIRN dhe videon e bërë publike nga ta se si gazetarët pa asnjë shkak u goditën me ujë?
Kush e kurdiste gurmazin e çjerrë të një polici maskara për të bërë thirrje për të irrituar klimën e provokimit. Sot policia ka ndaluar dhjetëra protestues, ku i gjeti provat, filmimet? Po për makinën e djegur pse nuk ka prova e filmime.
Ky shtet ka zgjedhur të jetë shtet i horrave dhe horrave që mbrojnë horrat. Hajdutët e qeverisë i njohin që këtu e deri në Uashington por nuk arrestohet njeri. Arrestohen ata që mbrojnë banesat e tyre nga hajdutët e qeverisë”, deklaroi Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *