Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç i frikësuar nga takimi i Berlinit me liderët e Kosovës


Presidenti serb, Vuçiç, është shprehur i shqetësuar për takimin e Berlinit që do mbahet me përfaqësuesit e Kosovës, shkruan Lajmi.net.

“Unë jam i shqetësuar për gjithçka dhe për shkak të takimit në Berlin. Jo sepse kam frikë nga ndonjë presion, as nuk mendoj se do të ketë, por nuk mund të shoh se sa larg mund të shkojnë liderët e Kosovës. Kjo është ajo që më shkakton frikë dhe frikë të madhe, por kjo do të na sjellë më shumë sjellje serioze dhe më të përgjegjshme”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë vizitës së tij në Qendrën Klinike të Serbisë.

Takimi i Berlinit është organizuar nga Gjermania dhe Franca dhe do mbahet me 29 prill. Në këtë takim do marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor mes të cilëve edhe përfaqësues nga Serbia e Kosova ku do diskutohet një marrëveshje mes dy vendeve, që ka mbetur pezull.

Samiti do ta ketë në fokus bashkëpunimin rajonal, por një nga qëllimet kryesor të këtij takimi duket se do të jetë fillimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu në takimin e Berlinit do të marrë pjesë edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Mogherini si dhe komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Hahn.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *