Konflikti mes Amber Heard dhe Johnny Depp vazhdon. Heard e akuzon ish-bashkëshortin 23-vjet më të madh për dhunë, ndërsa Depp e akuzon atë se e donte vetëm për paratë e tij.
Në gusht të vitit 2016, Heard u ul me avokatin e saj dhe atë të Depp për të kujtuar momentet e dhunës si pjesë e procedurave të divorcit të tyre.
Depp, i cili pohon se kurrë nuk ka vënë gisht mbi të, nuk ishte atje.
Në një video të sapo publikuar, Heard shihet duke qarë dhe duke u përpjekur për të gjetur fjalë për të përshkruar rrahjen. Heard pretendon se incidenti ndodhi në shtëpinë e tyre në Los Anxhelos më 21 maj 2016.
Heard thotë se i ka shkruar miqve të tyre, Rocky Pennington and her të shoqit Josh, të cilët ishin fqinj, që të vinin pasi Johnny po bëhej i ç’rregullt. “Daily Mail” shkruan se ajo kishte telefonuar dhe aktivisten Tillett Wright, me shpresën se mund ta zbuste atë.
“Gjithçka që mbaj mend është ai duke bërtitur këto shaka mikes sime dhe duke i thënë asaj se ajo mund të më kishte marrë tani, pastaj ai e vuri dorën e tij prapa dhe ai e hodhi telefonin aq fort sa mundej në fytyrën time.
“Thashë:’ Ti më godite ‘. Johnny më ke goditur, zemër më ke goditur në sy. Unë filloj të qaj dhe ai afrohet…. kap kokën time, tërheq një grusht të plotë me flokët e mi dhe tha: ‘Unë godita syrin tënd, apo jo? Më lejo të shoh se ku ta godita syrin. Po sikur të tërheq flokët?’
Ai po më copëtonte fytyrën, dhe më ka kapur nga flokët dhe ai është, është e vështirë të përshkruaj se është pothuajse sikur po më kalonte nga njëra anë në tjetrën me flokët”, tha Heard duke shpjeguar skenën me duar.
Çifti u divorcua në vitin 2017 dhe Heard përfitoi një shumë prej 7 milion dollarë, të cilën ajo i dhuroi Spitalit të Fëmijëve të Los Anxhelosit.
https://www.youtube.com/watch?v=_xvvZGVtnqQ