Templates by BIGtheme NET

Burri i Felajt emërohet prokuror në Tiranë

Bashkëshorti i deputetes socialiste Ermonela Felaj, është emëruar prokuror në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë. Vendimi është marrë me 5 vota pro në mbledhjen e sotme të KLP-së.

Kujtojmë se KLP vendosi në muajin mars, që t’i jepte statusin e prokurorit Bledar Valikajt, bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj.

 Në vitin 2015-të, presidenti i asokohe i Republikës Bujar Nishani, nuk e dekretoi Valikajn si prokuror.

Por bashkëshorti i Felajt më pas e kundërshtoi vendimin e presidentit në Gjykatë. Në maj të atij viti Gjykata Administrative pranoi kërkesën e Valikajt, mirëpo Nishani përsëri nuk e dekretoi atë si Prokuror.

Valikaj më pas ka kërkuar te Gjykata Administrative e Apelit që KLP ta emërojë atë si prokuror, kërkesë e cila është konfirmuar nga kjo gjykatë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto