Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata nis gjykimin për Habilajt, dështon seanca e parë


Gjykata për Krime të Rënda ka nisur gjykimin e grupit të Habilajve, por seanca e parë ka dështuar për shkak të mos njoftimit të të pandehurve. Një pjesë e grupit të Habilajve janë në arrest me burg në Itali, ku po gjykohen për të njëjtat vepra penale.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka kërkuar edhe ndihmën e Interpol, por ende nuk ka marrë një përgjigje. Në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill.

I vetmi nga grupi në Shqipëri, është Armand Koçerri, i cili u arrestua së bashku me Nazer Seitin. Por ky i fundit, u ekstradua disa muaj më parë në Itali.

9 të pandehurit akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata me drogë drejt Italisë. 9 anëtarët e grupit janë vëllezërit Moisi e Florian Habilaj, Armando Koçerri, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Fatmir Minaj, Meridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

Ata akuzohen për grup të strukturuar kriminal, kultivimit dhe trafikimit të drogës. Sipas prokurorëve, Moisi Habilaj është mbështetur nga struktura dhe zyrtarë të lartë të policisë për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit.

Në përgjimet për këtë grup, ka dalë edhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *