Ish-deputetët e PS Arben Çuko dhe Arben Ndoka do të mbeten në “arrest shtëpie”.
Gjykata e Shkallës së Parë e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë për Ndokën dhe Çukon.
Nga ana tjetër, avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka. Sipas tij, nuk ka asnjë metër tokë në emër të Arben Ndokës.
Dy ish-zytarët e lartë u arrestuan gjatë operacioni “Volvo 4” lidhur me laboratorin e drogës që u gjet në Brenog të Hasit, dosjes për tjetërsimin e pronave në Lezhë si dhe “Dosjes 339”.
Ndoka po hetohet për kryerjen e veprave penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës”, në kuadër të një grupi kriminal, të përfshirë në tjetërsim tokash.
Çuko akuzohet për korrupsion pasiv, gjatë kohës që ushtronte detyrën shtetërore.