Templates by BIGtheme NET

I ngulet shufra tejpërtej në kokë teksa punonte, çuditërisht mbijeton (Fotot)

Punët e bëra vetë mund të kursejnë shumë para në planin afatshkurtër, por ju kushton shumë në mënyra të tjera, siç u zbulua kohët e fundit nga një person, i cili teksa po bënte disa punë në shtëpinë e tij në Indi, pësoi një aksident.

Një shufër metalike iu ngul në kokë duke i kaluar tejpërtej. Ndërsa po ndërtonte një pus në pronën e tij, Sanjay Bahe, 21 vjeç, nga Balaghat në Indinë qendrore po punonte në një platformë mbi vrimën pothuajse të plotë të ujitjes.

Ai ra mbi shufrat metalike të ndryshkura më poshtë, në një grackë e denjë për filmin e njohur “Indiana Jones”. Koka iu shoua tejpërtej nga njëra prej shufrave dhe i riu u dërgua me shpejtësi në spital ku iu nënshtrua disa operacioneve, duke qenë i vetëdijshëm gjatë gjithë operacionit.

Pas heqjes së shufrës së ndryshkur nga kafka ai ndodhet në gjendje të stabilizuar për jetën.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto