Vendosni fjalën kyçe....

“I rritur jetim, ky është luleshitësi i arrestuar në protestë që Veliaj e nxori nga banesat sociale”


Mes të arrestuarve për protestën e opozitës, është edhe një djalë i ri i quajtur Bledar Dule, i cili punon si luleshitës. “Partia Demokratike Dega 5 Tiranë” ka publikuar historinë e Bledarit, ndërsa thekson se s’ka qenë kurrë pjesë e strukturave të PD-së.

Sipas njoftimit, Bledari është rritur jetim dhe kurrë nuk ka patur kujdesin e familjes. Ai punon duke shitur lule dhe ndihmon të gjitha dyqanet e lagjes me punë të vogla për t’u ushqyer. Për të kujdeset një grua, të cilën ai e quan “nënë”.

“Ky është Bledar Dule.
I arrestuar mbrem në orën 01:45 si dhunues i policisë gjatë protestës së djeshme.

Dulja (si e thërrasim ne) është rritur jetim, nuk ka patur kurrë kujdesin e familjes, nuk ka patur kurre një dhomë të vetme të tijën, madje dhe sot e kësaj dite nuk ka një televizor.

Dulja shet lule nëpër Tiranë dhe shum prej jush mund ta ken hasur, si dhe ndihmon të gjitha dyqanet e lagjes me punë të vogla për tu ushqyer.

Një zonjë të cilen ai e quan Nëna, kujdeset për ta larë, gatuar etj.

Dulja nuk ka qenë kurrë pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe nuk është as sot.”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Në njoftim thuhet se Bledar Dule disa vite më parë është nxjerrë në rrugë nga Bashkia e Tiranës dhe kjo është arsyeja pse ai ka dalë të protestojë.

“Dulja proteston sepse disa vite më parë u nxorr ne rrugë të madhe nga Bashkia Tiranë, së bashku me shumë fatkeq të cilët janë në të njëjtat kushte.

Ata jetonin që prej fëmijërisë së tyre në disa ambiente pranë pallatit me shigjeta, u nxorën në rrugë dhe kurrë nuk u konsideruan si të denjë për banesat e famshme sociale, të cilat i përfitojnë ata qe kanë 3-4 të tilla në pronësi.

Nuk ka një televizor në dhomën e marre me qira, i sheh ndeshjet e Juventusit dhe telenovelat në të njëjtin lokal ku shohim Interin ne, në një tavolinë të cilën pronari ja ka lënë të lirë cdo natë, bashkë me cajin e kamomilit.

Sot ndodhet në ambientet e komisariatit nr.2 Tiranë, si dhunuesi forcave të rendit.”, vijon më tej njoftimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *