Të gjithë e dimë se marrëdhënia e Robert Berishës me gruan e vëllait të tij Patrisit, nuk është më e mira e mundshme, përkundrazi.
Albumin e fundit të Tunës, Berisha e ka komentuar si imitim të Elvana Gjatës megjithatë pranoi se është punuar shumë mirë profesionalisht dhe se çdo artist duhej ta kishte një album të tillë.
“Po flas si muzikant. Albumin s’e kam dëgjuar të gjithin, por ato që kam mundur të dëgjoj në radio, në makinë, janë këngë shumë të mira, profesionalisht. Imitim i Elvana Gjatës, veç një dallim i vogël: Elvana Gjata është milionere, ndërsa Tunës shpresoj që t’i hyjnë në punë këto këngë edhe në koncerte. Është mirë që një artist të ketë një album si Tuna”- u shpreh Roberti në një intervistë për “Një kafe me Labin”.