Vendosni fjalën kyçe....

Kaos në qytetin francez, publikohen pamjet e përplasjes së policisë me “Jelekët e Verdhë” (VIDEO)


Publikohen video dhe foto nga protesta e “Jelekëve të Verdhë” në Francë, të cilët kanë mbushur plot rrugët e qytetit të Toulouse ku ka patur dhe përleshje me policinë.

Policia hasi vështirësi në përballimin e protestuesve dhe përdori gaz lotsjellës. “RT” shkruan se 43 persona u arrestuan dhe u plagosën më shumë se një duzinë.

Përleshjet shpërthyen në qytetin jugor francez të Toulouse ditën e shtunë. Videoja e publikuar nga “Ruptly” tregon njerëzit që lëvizin në panik përmes reve të dendura të tymit dhe gazit lotsjellës që mbushnin rrugët.

Protestuesit kolliten dhe mbulojnë fytyrat e tyre në një përpjekje për t’u mbrojtur nga gazi. Mjekët vullnetarë nxitojnë për të mjekuar një njeri të shtrirë në trotuar, i cili ishte i pavetëdijshëm.

Gjatë përleshjeve, protestuesit hodhën gurë, shishe dhe fishekzjarre ndaj oficerëve të policisë, të cilët u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe me autobotet me uji. Rreth 21 persona u plagosën dhe 43 u arrestuan në Toulouse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *