Ju kujtohen tre luanët të cilët u shpëtuan nga kopshti zoologjik privat në Fier, që u konsiderua dhe si “Kopshti zoologjik më i keq në Europë”? Luanët që mbahen në kopshtin zoologjik të Tiranës që prej tetorit, duket se sërish po mbahen në kushte mizerable.
Gazeta britanike “Daily Mail”, u ka kushtuar sërish një artikull keqtrajtimit të këtyre kafshëve. Sipas gazetës, tre luanët po mbahen të ndarë nga njëri-tjetri në dhoma të lagështa vetëm disa metra katrorë.
“Dymbëdhjetë vjeçari Zhaku dhe djemtë e tij tetë-vjeçar, Boby dhe Lenc, janë kapur në një ngërç burokratikë i cili i pengon ata të largohen nga vendi për të filluar një jetë të re. Që nga tetori ata janë mbajtur në kopshtin zoologjik të Tiranës, pasi u liruan nga një park kafshësh privat në Shqipërinë jugore, ku ata ishin të kequshqyer dhe mbahen në kushte tronditëse.”, thuhet në artikull.
Në artikull flitet më tej për burakricinë e autoriteteve shqiptare, që po vështirësojnë transferimin e këtyre kafshëve në Afrikë.
“Luanët janë ende të mbërthyer në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, që vetë ka një reputacion të dobët dhe dëshpërimisht ka nevojë për përmirësim. Zhaku, Boby dhe Lenci lëvizin sa para mbarapa në dhomat e tyre të ndara, në pamundësi për të parë njëri-tjetrin, duken të dëshpëruar dhe shpeshherë në distres.
Organizata ndërkombëtare bamirëse për kafshët, “Four Paws” e cila u përfshi në këtë operacionin për shpëtimin e këtyre kafshëve, i është dashur të braktisë dy përpjekje për të nxjerrë luanët nga Shqipëria, sepse autoritetet po refuzojnë të dorëzojnë dokumentet e duhura.”, thuhet në artikull.
Pronari i kopshtit zoologjik ku mbaheshin fillimisht kafshët ka ngritur një padi për dëmtim të biznesit, megjithatë edhe pse ai nuk ka bërë kërkesë për rikthimin e kafshëve, derisa kjo çështje burokracie të zgjidhet, kafshët do të qëndrojnë në Shqipëri.