Templates by BIGtheme NET

Meteorologët në Washington sfidojnë ekstremin e erërave (VIDEO)

Këtë fundjave jemi ndeshur me përkeqësim të motit, me reshje shiu dhe temperatura më të ulëta. Me kushtet e vështira atmosferike është përballur dhe Washingtoni, ku ndryshim drastik të temperaturave ka patur veçanërisht në malin Neë Hampshire.

Era në këtë pjesë të SHBA-së ka regjistruar shpejtësinë e 175 kilometrave në orë. Dy meteorologët amerikanë, Tom Padham dhe Mike Dorfman kanë menduar ta sfidojnë erën e fortë duke bërë disa prova përpara kameras.

 Video e publikuar nga “Mount Washington Observatory” tregon se si dy meteorologët bëjnë prova me erën, njëri prej të cilëve për pak çaste ngrihet në ajër dhe rrëzohet përtokë.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto