Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytja në Kombinat, Veliaj: Fajin e ka Saliu dhe Petrit Vasili


Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ia ka hedhur fajin Sali Berishës dhe Petrit Vasilin për  përmbytjen nga shirat në Kombinat.

Situata e krijuar në zonën e ‘Misto Mames’ si rrjedhojë e shirave me intensitet të lartë, ka ardhur si pasojë e abuzimeve të bëra gjatë qeverisjes PD-LSI, ku fondet e marra nga kredia japoneze për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve te Tiranes se madhe u vodhën.

Duke folur në Channel One përballë gazetarit Roland Qafolu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se në këtë zonë ka pasur një projekt i të qeverisë shqiptare dhe asaj japoneze për rrjetin e kanalizimeve, por për shkak të abuzimit me fondet, ai nuk u realizua nga ata që sot janë në opozitë.

Aty ka pasur një projekt të kanalizimeve, që nuk është i Bashkisë së Tiranës. Sali Berisha dhe Petrit Vasili drejtonin projektin e kanalizmeve të qeverisë japoneze.

Për sa kohë PD do ketë ideolog Sali Berishën dhe Petrit Vasilin te LSI, do shkojnë poshtë e më poshtë. Petriti është ideologu i gjithë çmendurisë së LSI-së, ka qenë një parti normale para pak. Por, ata ishin të vetmit që reaguan dje.

Të akuzuarit dhe të hetuarit për Fondin Japonez janë stafi i këtyre dy zotërinjve që u preokupuan dje. Këta mbrëtërit e prostatës dalin dhe japin mendim për çdo gjë para se të mbarojë. Në fakt bëjnë autogol sepse vodhën vete administratat e tyre”-tha Veliaj .

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *