Ish-deputetja e PD-së Grida Duma është përplasur mbrëmjen e sotme me avokatin Spartak Ngjela, në studion e emisionit Open teksa flitej për protestën e opozitës më 13 prill.
Debati mes Dumës dhe Ngjelës nisi pasi ky i fundit u shpreh se në protestë kishte persona që ishin paguar për të shkaktuar trazira, persona këta që mbanin maska në fytyrë.
Debati:
Ngjela: Ata persona janë me maska në fytyrë
Duma: Maska jote është më e rrezikshme se një maskë letre
Ngjela: Zonjë, mbaje gjuhën brenda dhëmbëve
Duma: Nuk e thua dot këtë për maskat në një media të madhe
Ngjela: Këto zonjë janë të paguara
Po po vazhdo, Jepi jepi vazhdo analizën
Duma: Askush nga amerikanët nuk zbret nga avioni poshtë pallatit tënd të tregoj ty strategjinë
Ngjela: Fjalët palidhje janë zhurmë
Me mua ruaju mirë se nuk mund të flasësh për mua
Duma: Mbi të gjitha harron që i quan protestuesit të paguar
Ata vijnë aty zotëri se nuk kanë asnjë mundësi
Ngjela: Nuk fshihet fytyra thash unë
Duma: Kudo në botë maskat kundragaz dhe ato që janë simbolike për të treguar fytyrën e kryeministrit janë të lejuara